Chelsea dhe Inter arrijnë marrëveshje të re për Lukakun

Pak kohë më parë, Romeu Lukaku ka kaluar në formë huazimi një vjeçar nga Chelsea te Interi.
Raportohet se klubet tani kanë arritur marrëveshje të re për sulmuesin belg, transmeton Indeksonline.
‘The Sun’, raporton se ‘Blutë’ tashmë janë pajtuar edhe për një vit të dytë huazimi me Interin.
Sulmuesi belg besohet se do të qëndrojë i huazuar në ‘San Siro’ deri në mundësinë për një marrëveshje të përhershme.
Lukaku la skuadrën e Inter pasi fitonte titullin e kampionit të Serie A. Tani, në rikthimin e tij ai synon ta rikthejë përsëri titullin që Inter e humbi në garë me Milan, pa Lukakun./Indeksonline/