19:22 / E Diele, 18 Gusht 2019

Chelsea dhe Leicesteri i ndajnë pikët

Edhe ndeshja e dytë në Premier Ligë për këto dy skuadra ka përfunduar pa fitore.

Ishte Chelsea ajo që shënoi e para në minutën e 7′ ku goli u shënua nga Mount,  pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal për Chelsean por këtë epërsi nuk arriti ta mbajë edhe në pjesën e dytë sepse në minutën e 67′ Ndidi arriti të shënoj gol për Leicesterin, shkruan Indeksonline.

Chelsea e dominoi pothuajse tërë ndeshjen dhe kishte disa raste mjaftë të mira por që nuk arritën të shënojnë.

Ndeshjen e parë për këtë sezonë në Premier Ligë, Chelsea e kishte humbur kundër Manchester United, ndërsa Leicesteri kishte mbetur pa gola kundër Wolves./Indeksonline/.