75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

Chelsea dhe PSG-ja në garë për sulmuesin e Manchester Cityt

Skuadra e Chelseat është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez.

Siç raportohet në mediat e huaja, Alvarezi kërkon më shumë minuta dhe tashmë ka vendosur të largohet nga “Etihad”, shkruan Indeksonline

Blutë e Londrës kanë nevojë për një sulmues, me trajnerin e tyre të ri, Enzo Maresca i cili pëlqen shumë lojën e sulmuesit të Manchester Cityt.

Chelsea duhet ta mposhtë PSG-në për blerjen e Alvarezit, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028.

Alvarezi gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 36 ndeshje (jo të gjitha nga minuta e parë), shënoi 11 gola dhe bëri 9 asiste.

Vlera e tij sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 90 milionë euro./Indeksonline/