Chelsea dhe United në garë për shërbimet e Osimhen, Napoli i vendos çmim marramendës

Victor Osimhen ka qenë një nga sulmuesit më të përfolur në Evropë këtë sezon. Yllin i Napolit ka tërhequr interes serioz nga klubet më të mira në Premier League.
Chelsea është gati t’i ofrojë yllit të Napolit, Victor Osimhen, një pagë të madhe për të siguruar nënshkrimin e tij në afatin kalimtar të verës përpara rivalëve të Premier League, Manchester United. Sulmuesi nigerian ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë katër asistime të tjera në 26 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke e çuar Napolin në krye të tabelës së Serie A.
Chelsea ka shpenzuar tashmë mbi 600 milionë funte për nënshkrime të reja në vetëm dy dritare transferimi. Mykhailo Mudryk, Raheem Sterling, Noni Madueke dhe Joao Felix kanë ardhur të gjithë në skuadër për të forcuar sulmin, por Blutë kanë shënuar vetëm 24 gola në 25 ndeshje të Premier League deri më tani këtë sezon. Kështu që nevoja për një sulmues tjetër po vërehet tek blutë.
Sipas Calciomercato, Boehly është i gatshëm të dyfishojë pagën aktuale të Osimhen prej 4.5 milionë euro (3.9 milionë £) në mënyrë që të mposht Unitedin në nënshkrimin e tij këtë verë. Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh (115 milionë £) për sulmuesin e tij yll me shpresën për të mbajtur Osimhen për një sezon tjetër përpara se të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Raporti shton se Erik ten Hag e ka bërë nënshkrimin e Osimhenit prioritetin e tij numër një këtë verë me United që ka dëshpërimisht nevojë për një sulmues të ri. Marcus Rashford është rritur pas largimit të Ronaldos nga Old Trafford, por nëse Ten Hag dhe Boehly duan Osimhen në klubin e tyre, ata do të duhet të paguajnë një tarifë rekord britanik për transferim. /IndeksOnline/