Chelsea djersitet shumë për të marrë tri pikët, Tottenham ndalet nga Watford
Chelsea ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Newcastle në kuadër të javës së nëntë në Premierligën angleze.
Golin e vetëm e shënoi Marco Alons në minutën e 73-të, i cili u asistua ngas Callum Hudson-Odoi.
Në anën tjetër, Tottenham nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Watfordit.
Ishin fillimisht mysafirët që shënuan të parët përmes Doucoure në minutën e gjashtë të takimit.
“Gjelat” arritën të barazonin rezultatin tek në minutën e 86-të ku shënoi Dele Alli.
Pas kësaj xhiroje, Chelsea momentalisht gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë pas nëntë javësh, ndërsa Tottenham ngec në vendin e shtatë me 12 pikë./Indeksonline/