75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea do ta largoj mbrojtësin me përvojë nga ekipi

Mbrojtësi anglez Gary Cahill po i numëron ditët e tij tek ekipi i Chelseas, pasi që nuk është opsion më për Maurizio Sarri.

Sipas SkySport, Cahill do të largohet nga ekipi i Chelseas dhe do të transferohet tek ekipi tjetër londinez, Fulham, transmeton Indeksonline.

Fulham janë duke pasur probleme të mëdha këtë sezon në mbrojtje dhe përvoja e Cahill do të mund të përmirsonte sado pak anën defanzive.

Përveç Fulham, të interesuar për anglezin janë edhe West Ham dhe Southampton.

Cahill që shtatë vite është transferuar tek Chelsea./Indeksonline/