Chelsea do të ndryshoj emrin e stadiumit, ja si do të quhet

Kompania gjermane “Allianz” është e interesuar për një partneritet të gjatë me klubin e Chelseat në Angli. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur prej disa ditësh dhe nga sezoni i ardhshëm në rast se arrihet marrëveshja, Chelsea nuk do të luajë më në Stamford Bridge. Emri i impiantit të “Bluve të Londrës” dhe do të quhej “Allianz Bridge”.
Kujtojmë se “Allianz” prej kohësh është e interesuar të investojë tek Chelsea, madje fillimisht gjermanët kërkonin të reklamonin kompaninë e tyre në fanellat e skuadrës, por marrëveshja nuk u arrit dhe nga sezoni i ardhshëm në pjesën e përparme të bluzave do të shkruhet emri i kazinos online “Stake”.
Vlen të theksohet se janë disa klubet me të cilat kompania “Allianz” ka marrëveshje me emrin e tyre që reklamohet në shtatë impiante përreth botës. Mjafton të përmendim këtu “Allianz Stadium” të Juventus, “Allianz Arena” të Bayern Munich, “Allianz Riviera” të Nice në France apo edhe më tej në Sydney, Minnesota, Vienna si dhe në Sao Paolo.