22:51 / E Martë, 27 Prill 2021 / C E

Chelsea dominon por nuk fiton në Madrid, gjërat do të “sqarohen” në Londër

Ka përfunduam në barazim ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Cristian Pulisic në minutën e 14-të. Amerikani kaloi edhe portierin pasi Rudiger e nxori para tij.

Real Madrid u kundërpërgjigj në minutën e 29-të me anë të Karim Benzemas. Francezi realizoi një gol shumë të bukur në mënyrë akrobatike.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 5 maj në Londër. /IndeksOnline/