75 Mall Live Search
22:26 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / L A

Chelsea duhet të ndërpresë një huazim, për ta dërguar Disasin te Milani ose Roma

Sipas “Sky Sport Italia”, mbrojtësi i Chelseat Axel Disasi është mes objektivave të Milanit për repartin defensiv në janar, por “Blutë” do të duhet të ndërpresin një huazim ekzistues jashtë vendit për ta dërguar francezin në “San Siro”.

Milani po kërkon një mbrojtës qendror në afatin kalimtar të janarit, pas arritjes së marrëveshjes me West Ham për transferimin e sulmuesit gjerman Niclas Füllkrug.

Sipas Sky Sport Italia, në axhendën e kuqezinjve janë edhe Eric Dier i Monacos dhe Disasi i Chelseat.

Mediumi italian thekson se drejtuesit e Milanit dhe Chelseat kanë një marrëdhënie shumë të mirë, por klubi londinez ka arritur tashmë numrin maksimal të lojtarëve të huazuar jashtë vendit.

Me Milanin që dëshiron të diskutojë një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje – e njëjta formulë e përdorur për Füllkrug – Chelsea do të duhet fillimisht të ndërpresë një tjetër huazim jashtë vendit përpara se të japë dritën jeshile për një kalim të përkohshëm të Disasit në “San Siro”.

Sipas “Sky”, edhe rivalët e brendshëm të Milanit, Roma, janë të interesuar për mbrojtësin e Chelseat.