Chelsea e “blindon” Brojën, i dhuron një kontratë pesëvjeçare

Armando Broja do të jetë në Chelsea deri në vitin 2026.
Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me skuadrën kampione të Evropës.
20 vjeçari i cili ishte i huazuar sezonin e kaluar te Vitesse i ka bindur drejtuesit e skuadrës londineze.
Broja kishte debutuar me skuadrën e parë të Chelseas në mars 2020.
Ai është rritur në akademinë e Chelseas që nga mosha 9 vjeçare. /IndeksOnline/
