Chelsea e do yllin e Barcelonës si zëvendësues të Hazard
Ylli belg pritet të largohet gjatë verës nga Blutë.
Eden Hazard po kalon një stinor jo të mirë te Chelsea dhe një prej arsyeve mund të jetë edhe dëshira e tij për t’u transferuar te Real Madridi.
Vetë reprezentuesi i Belgjikës e ka pranuar publikisht që do të dëshironte të luante me Los Blancos në të ardhmen.
Sipas Mundo Deportivo, tek Chelsea kanë nisur të mendojnë qysh tash për pasuesin e Hazard dhe alternativa më e mirë, duket Philippe Coutinho i Barcelonës.
Braziliani këtë stinor ka humbur vendin e titullarit tek katalanasit dhe nëse nuk ndryshon situata, ai mund të largohet në verë.
Kujtojmë se Barcelona ka paguar 150 milionë euro për Coutinhon një vit më parë dhe nuk do ta shesë për një shifër më të ulët sesa ato që i ka dhënë Liverpoolit.