75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 16 Maj 2025 / Gj. Sh

Chelsea e fiton derbin ndaj Manchester United, po afrohet për të siguruar zonën Champions

Chelsea ka marr tre pikë të rëndësishme në Premierligë, duke u afruar sigurimit të zonës Champions.

Skudra londineze, në ”Stamford Bridge” ka shënuar fitore ndaj Manchester United, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marc Cucurella, në minutën e 71-të.

Chelsea me këtë fitore shkon në kuotën e 66 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, ku në ndeshjen e fundit ndaj Nottingham Forestit i duhet vetëm një barazim që të siguroj pozitën që dërgon në Champions League.

Në anën tjetër, Manchester United 39 pikë dhe renditet në vendin e 16-të./IndeksOnline/