75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / G T

Chelsea e fortë, vazhdon garën për titull të Premier League

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 3:4, e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Ndeshja nisi në të mirë të vendasve, pasi për 11-të minuta shënuan dy gola, me anë të Solanke dhe Kulusevski, shkruan Indeksonline

Në minutën e 17’të, Jadon Sancho shënoi një gol të bukur për t’a hapur sfidën.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Bluve të Londrës, të cilët shënuan tri gola.

Fillimisht shënoi Cole Palmer për 2:2 në minutën e 61’të. Më pas, Enzo Fernandez me një vollej gol shënoi për 2:3.

Golin e fundit për Chelsean e shënoi Cole Palmer në minutën e 84’të nga penalltia.

Kurse golin e fundit në këtë ndeshje e realizoi Son.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri, Liverpool (35)./Indeksonline/