75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / Gj Sh

Chelsea e huazon Fofanan te skuadra turke

David Datro Fofana është bërë me skuadër të re.

Chelsea e ka huazuar sulmuesin nga Bregu i Fildisht në Turqi, te skuadra e Fatih Karagümrük SK.

22-vjeçari ka pasur probleme me lëndime që dhjetori i vitit të kaluar ku ishte i huazuar te Goztepe.

Pas rikthimit te Chelseas, Fofana nuk kishte fituar besimin e trajnerit Enzo Maresca dhe tashmë u transferua te Fatih Karagumuruk./IndeksOnline/