Chelsea e kishte një ofertë për Mudrykun, nuk e larguan, sepse mendojnë se do jetë fitues i “Topit të artë”!?

Skuadra e Chelseat po përballet me një akuzë për lojtarin e tyre, Mykahilo Mudryk – i cili thuhet se ka dalë pozitiv në testet anti-doping.
“The Telegraph” raportojnë se janarin e kaluar, “blutë” e Londrës morën një ofertë për sulmuesin anësor nga Ukraina, shkruan Indeksonline
Por, Chelsea vendosi për të mos e larguar lojtarin në fjalë, madje i dhanë një përgjigje interesante.
Thuhet se Chelsea i tha atij klubi, se Mudryku nuk është në shitje dhe se brenda dy vjetëve mund të jetë fitues i “Topit të artë”.
Pas disa muajsh, Mudryk po përballet me një problem të madh. Ai mund të dënohet nga organet e futbollit për më shumë se katër vjet./Indeksonline/