15:10 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / L K

Chelsea e kryen një shkarkim pa bërë fare zë

Ish-trajneri i përkohshëm i Chelsea-t. Bruno Saltor është larguar nga detyra si ndihmës i Pochettinos në mënyrë sekrete. Lajmin e bëjnë me dije mediat londineze, sipas të cilave Saltor është paguar për pjesën e mbetur të kontratës dhe është larguar nga “Stamford Bridge”.

Saltor erdhi te Chelsea si asistent i Graham Potter dhe drejtoi skuadrën përkohësisht në momentin e shkarkimit të tij. Më pas Lampard nuk e mbajti në stafin e tij, por e riktheu Pochettino, duke qenë se ishte ende nën kontratë me Chelsea-n.

Megjithatë duket se pas vetëm katër muajsh, edhe argjentinasi ka vendosur ta largojë dhe tashmë Saltor nuk është më pjesë e bluve të Londrës.