75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

CHELSEA ËSHTË KAMPION I RI I EVROPËS

Tashmë ka përfunduar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Man Cityt dhe Chelseas.

Trofeun e Ligës së Kampionëve do ta ngrit lartë kapiteni i ‘bluve’, Cezar Azpilicueta, ku ky triumf erdhi falë golit të realizuar nga Havertz, shkruan IndeksOnline

21-vjeçari shënoi goli në fund të pjesë së parë që doli të ishte vendimtar edhe për epilogun e këtij takimi.

City, nuk arriti të gjejë rrjetën për 90’minuta lojë dhe me këtë edhe e humbi trofeun e Ligës së Kampionëve që ende nuk e ka shijuar.

Kështu, Chelsea kompleton trofeun e dytë të këtij kompeticioni.

Kujtojmë se takimi u zhvillua në Porto dhe ishte nën pranin e rreth 16 mijë tifozëve./IndeksOnline/