75 Mall Live Search
17:58 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Chelsea fillon në mënyrë fantastike, transferimet e Fulham nuk kryejnë punë

Chelsea ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Ata arritën të fitojnë si mysafirë kundër Huddersfield me rezultat të pastër 0-3. Londinezët arritën që në pjesën e parë të sigurojnë epërsi prej dy golave, shkruan Indeksonline.

Fillimisht ishte francezi Kante që hapi llogarinë për ekipin e Sarrit në minutën e 34’ pas një asistimi të Willian, pastaj në fund të pjesës së parë Jorginho shënoj gol nga penaltia duke debutuar në mënyrën më të mirë në Premier Ligë.

Pjesa e dytë ishte nën kontrollin e Chelseas që shënoj edhe njëherë në minutë 80’ me anë Pedros që u asistua nga Hazard. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e parë.

Kurse ekipi tjetër londinez, Fulham përkundër shumë transferimeve ka humbur si vendas kundër rivalit të qytetit, Crystal Palace me rezultat 0-2.  Golat për Palace i shënuan Schulpp dhe Zaha.

Humbje ka pësuar edhe ekipi i sapo inkuadrua Cardiff City me rezultat 2-0 nga AFC Bournemouth. Golat për ekipin vendas i shënuan Ryan Fraser dhe Callum Wilson.

Fitore të lehtë shënoj edhe Watford kundër Brighton me rezultat 2-0. Golat i shënoj Roberto Pereyra.

Në ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja e fundit për sot në Premier Ligë mes Wolverhampton Wandereres dhe Everton./Indeksonline/

Temat: