Chelsea fiton derbin ndaj Tottenham, ngritet në pozitën e katërt
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Tottenham Hotspur, në derbin e javës në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian, Joao Pedro, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 17 pikëve në pozitën e katërt, aq ka edhe Tottenham (17) në pozitën e 3-të.
Ndeshjen e ardhme Spurs luan ndaj Manchester Unitedit, kurse Chelsea ndaj Wolves./Indeksonline/

