22:55 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea fiton me ”çykë t’zorit” përballë Vidit

Chelsea e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës grupore në Europa League.

”Të Kaltërit” janë përballur sonte me skuadrën e Vidit duke triumfuar me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi, Alvaro Morata, në minutën e 70-të, transmeton IndeksOnline.

Me këtë fitore, Chelsea ngritet në vendin e parë me kuotën e 6 pikëve, ndërsa Vidi mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.

Në anën tjetër, PAOK-u i Selanikut ka regjistruar fitoren e parë në kampanjën e re të Europa Leagues.

Grekët triumfuan me rezultat, 4-1, për t’u ngritur në vendin e dytë me 3 pikë./IndeksOnline/

Temat: