Chelsea fiton me “poker”, debuton Armando Broja

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Llampard ka mposhtur Evertonin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës.
Golat për Blutë i shënuan Mount (14′), Pedro (21′), Willian (51′) dhe Giroud (54′).
Pak minuta në dispozicion kishte edhe për shqiptarin Armando Broja që debutoi me skuadrën e parë duke zëvendësuar Giroudin në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Chelsea përforcon vendin e katërt me 48 pikë, dy më pak se Leicester që është në vendin e tretë. /IndeksOnline/
