22:56 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Chelsea fiton ndaj Aston Villës, kalon tutje në Fa Cup

Chelsea e ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Aston Villas, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Fa Cup.

Blutë e Londrës fituan në udhëtim me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Conor Gallagher hapi serin e golave në minutën e 11-të, derisa Nicolas Jackson dyfishoi rezultatin dhjetë minuta më vonë.

Golin e sigurisë për Chelsean e shënoi Enzo Fernandez në minutën e 54-të.

Krejt çka arriti të bëjë Aston Villa deri në fund, ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Moussa Diaby në 90+1.

Në 1/8 e finales, Chelsea për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Leeds United./IndeksOnline/