20:52 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Chelsea fiton në çastet e fundit, Leipzig “përmbys” Zenitin

Chelsea ka mposhtur Ajaxin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm për anglezët e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 86-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj ndeshje, Ajax dhe Chelsea ndajnë dy vendet e para  me nga 6 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen tjetër Leipzig ka mposhtur Zenitin me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Rakitsky në minutën e 25-të të ndeshjes.

Për gjermanët golat i shënuan Laimer në minutën e 49-të dhe Sabitzer 10 minuta më vonë. /IndeksOnline/