75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Chelsea fiton në ”frymën e fundit” ndaj Leeds, kalon në çerkefinale të FA Cup

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të FA Cup.

Blutë e Londrës, në 1/8 e finales eliminuaan skuadrën e Leeds United, të cilën e mposhtën me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mysafire ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Mateo Joseph në minutën e tetë.

Shtatë minuta më vonë, Nicolas Jackson barazoi shifrat në 1-1.

Golin e epërsisë për Chelsean e shënoi Mykhailo Mudryk në minutën e 37-të.

Joseph me golin e dytë personal barazoi rezultatin në 2-2.

Fitoren skuadrës së Pochetinos ia siguroi Conor Gallagher, gol i cili u shënua në 90+1./IndeksOnline/