75 Mall Live Search
15:42 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / B O

Chelsea forcon kreun në Premier Ligë, mposht “Dhelprat” në shtëpi

Chelsea ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Leicester City me shifrat 3-0.

Blutë e Londrës arritën të shënojnë që në minutën e 14 me anë të Rudiger, ndërsa 14 minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi i rezultatit, teksa Kante 28’ arriti të shënonte golin e dytë për Chelsean.

Një ndeshje e dominuar e gjitha nga blutë. U desh minuta e 71 për të “likuiduar” Leicester Cityn, teksa autor i golit të tretë ishte Pulisic.

Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 29 pikëve në 12 ndeshje të luajtura, ku ka arritur të shënojë 30 gola dhe të pësojë vetëm 4, duke qenë mbrojtja dhe sulmi më mirë në Premier League.