75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / LB

Chelsea gati kontratat për disa futbollistë

Rezultatet e mira kanë bërë që ekipi i Chelseas të mendojë për t’i vazhduar kontratat disa futbollistëve.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, blutë do të kenë takim me Rudiger, Christensen, Kantë dhe Jorginho, me të gjithë këta që pritet t’iu zgjatet marrëveshja.

Përveç zgjatjes së kontratave, Chelsea po punon edhe me transferimin e Saul Niguez dhe Jules Kounde, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.