75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 25 Qershor 2024 / mp

Chelsea gati t’i marrë talentin nga duart Barcelonës

Pas transferimit të mbrojtësit Tosin Adarabioyo, Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të Barcelonës, Marc Guiu i cili po pëlqehet shumë nga drejtuesit e Chelseat dhe sidomos nga trajneri Maresca.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, bisedimet mes palëve janë në fazën e fundit dhe Chelsea pritet të paguajë klauzolën prej 6 milionë eurosh.

Guiu, është produkt i akademisë së famshme të Barcelonës “La Masia” dhe shihej si e ardhmja e klubit katalanas.

Sulmuesi 18-vjeçar, sezonin që lamë pas debutoi për skuadrën e parë ku shënoi golin e tij të parë në La Liga, si dhe shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Royal Antëerpit./IndeksOnline/