75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

Chelsea gjobitet nga Premier League dhe përballet me dënime të rënda

Chelsea është gjobitur me 10.75 milionë funta nga Premier League, ndërsa është ndëshkuar edhe me një ndalim transferimesh për një vit, i cili është pezulluar për dy vjet.

Sipas vendimit të autoriteteve të ligës, kjo do të thotë se ndalimi i transferimeve nuk do të zbatohet menjëherë, por mund të hyjë në fuqi nëse klubi shkel rregullat gjatë periudhës dyvjeçare të pezullimit, shkruan Indeksonline

Përveç kësaj, “Blutë” janë ndëshkuar edhe me një ndalim transferimesh për akademinë e klubit për një periudhë prej nëntë muajsh, duke kufizuar kështu mundësinë për të regjistruar lojtarë të rinj në strukturat e moshave.

Ky vendim përbën një tjetër goditje për klubin londinez në aspektin administrativ dhe mund të ndikojë në strategjinë e tyre për ndërtimin e skuadrës në sezonet e ardhshme./Indeksonline/