75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / C E

Chelsea goditet nga koronavirusi, izolohen 8 lojtarë

Fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri te Chelseas, ka dalë jashtë planifikimeve pasi ata u goditën nga një valë shpërthyese e koronavirusit.

Tetë lojtar të skuadrës së Lampardit tanimë janë të karantinuar dhe do të humbin parasezonin, shkruan Indeksonline.

Blutë kanë njoftuar se gjashtë lojtarë të tyre kanë dalë pozitivë me koronavirusin derisa atyre u janë bashkuar edhe dy të tjerë në karantinë pasi kanë qenë raste kontakti.

Mason Mounti, Tammy Abrahami, Christian Pulisicu dhe Fikayo Tomori janë kuptuar se të gjithë janë në izolim nën udhëzimet e Qeverisë pasi u fotografuan në pushime në ishullin grek të Mykonos para se të fillonin trajnimet parasezonale fundjavën e kaluar.

Jorginho, Ross Barkley, Emersoni dhe Michy Batshuayi, gjithashtu raportohet se po qëndrojnë larg bazës Cobham të Chelseas.

Nuk dihet se cili nga lojtarët ka dalë pozitiv, por “Telegraph”-i raporton se gjashtë lojtarë kanë virusin dhe dy të tjerë janë duke u karantinuar për shkak të kontaktit të ngushtë me ata që preken. /IndeksOnline/