75 Mall Live Search
20:45 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / Gj. Sh

Chelsea harron humbjen nga Liverpuli, fiton bindshëm në Conference League ndaj Panathiniakosit

Chelsea e ka harruar humbjen ndaj Liverpulit në fundjavë.

Blutë e Londrës, kanë shënuar fitoren e dytë radhazi në Conference League, pasi e mposhtën në udhëtim skuadrën greke, Panathiniakos, me rezultat 1-4, shkruan IndeksOnline.

Joao Felix hapi serinë e golave në minutën e 22-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Mykhailo Mudryk dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të, ndërsa pas gjashtë minutave, Felix realizoi golin e dytë personal.

Fitoren e Chelseas e vulosi Chrisropher Nkunku, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 59-të.

Golin e nderit për Panathiniakosit e shënoi Facundo Pellistri në minutën e 69-të.

Chelsea ka dy fitore në dy ndeshje, duke grumbulluar 6 pikë, ndërsa Panathiniakos ka një pikë./IndeksOnline/