75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / L A

Chelsea i bashkohet garës për sulmuesin e Newcastle-t


Chelsea synon të rivalizojë Arsenalin për shërbimet e sulmuesit të Newcastle-t, Alexander Isak.


25-vjeçari, konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Premier League.


Mirëpo Newcastle, siç raporton “TEAMTALK” do të kërkojë të paktën 115 milionë funte për Isak-un.


Isak, kujtojmë se është bashkuar Newcastle në vitin 2022 nga Real Sociedadi, ku në 70 paraqitje ka shënuar 40 gola për “Laraskat”, ku në sezonin e tij të parë ndihmoi Newcastle-n të arrinte Ligën e Kampionëve, pas shumë vjetësh./IndeksOnline/