09:32 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Chelsea i bën dy “N’Golo Kante” (Foto)

Skuadra e Chelseat është në garë serioze për t’i siguruar shërbimet e futbollistit, Michael Seri.

Sipas “Mirror”, Blutë e Londrës janë favorit për të nënshkruar me 26-vjeçarin, transmeton IndeksOnline.

Seri është duke u kërkuar me ngulmë nga Barcelona dhe Arsenali, por e ardhmja e tij mbetët në dyshim, pasi Chelsea ka bërë gati afro 35 milionë funta, pesë më pak (40), sa kërkon klubi i Nices.

Ardhja e Seri-t do ta përforconte më tepër mesfushën e Chelseat, pasi futbollisti ka një rol të ngjashëm me N’Golo Kante-n.

Afrikani është pjesë e klubit francez që nga viti 2015. Ai ka bëra afro 110 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola./IndeksOnline/