Chelsea i bën nder Arsenalit dhe Liverpoolit, e ndal Manchester Cityn në “Etihad”

Skuadra e Chelseas dhe Manchester Cityt kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të javës së 25-të në Premier League.
Blutë e Londrës qysh në pjesën e parë treguan se kanë ardhur për të siguruar pikë në “Etihad”. Ata ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, dy skuadrat patën rastet e volitshme për të shënuar, por vetëm një gol u realizua.
WHAT A GOAL FROM STERLING! pic.twitter.com/wuBRIx10rJ
— Chels HQ (@Chels_HQ) February 17, 2024
Ishte mesfushori spanjoll, Rodri që shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Me këtë barazim, City mbetët në pozitën e 3-të me 53 pikë, kurse Chelsea në pozitën e 10-të me 35 pikë./Indeksonline/