75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 01 Maj 2023 / Gj. Sh

Chelsea i bën ofertë Mourinhos, kjo është përgjigjeja e portugezit

E ardhmja e Jose Mourinhos nuk është ende e përcaktuar mirë.

Sipas raportimeve të medieve italiane, portugezi do të dëshironte të qëndronte te Roma dhe këtë e dëshmoi edhe duke i thënë “jo” një telefonate nga drejtuesit e Chelsea-t.

Nga klubi i Chelsea-t i kërkuan Mourinhos ta takonin për t’i bërë ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ndonëse u ka thënë “jo”, “Special One” ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse e ardhmja e tij do të jetë te Roma.