75 Mall Live Search
17:46 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea i bën ofertë të jashtëzakonshme mbrojtësit shqiptar

Numri i futbollistëve shqiptar në Premierligë mund të rritet në muajin janar.

Chelsea është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Sipas “The Sun”,Marizio Sarri i ka bërë Napolit një ofertë prej 22 milionë euro dhe shërbimet e Zappacosta.

Lëvizjen për shkodranin, trajneri italian ka kërkuar ta bëjë që në janar.

Kujtojmë se Hysaj është futbollisti më i vlerësuar te Shqipëria dhe një i padiskutueshëm në formacionin e Napolit. /IndeksOnline/