Chelsea i “fiksuar” pas Sane, ofron edhe Timo Werner

Chelsea është duke e vlerësuar seriozisht mundësinë e transferimit të Leroy Sane në Londër. Së fundmi mësohet se “Blutë” në operacion do të fusin edhe sulmuesin e tyre gjerman, Timo Werner.
Lamtumira e Lewandowskit është afër dhe Bayerni prej kohësh ndjek numrin “9” të Chelsea i cili nuk bën pjesë në planet e Tuchel pas transferimit të Lukakut.
Ky do të ishte momenti ideal që të dyja skuadrat të marrin atë që duan.
Çmimi i Sane aktualisht është rreth 70 milion euro, por Werner edhe pse ka një çmim të ngjashëm nuk do ta mbulonte të gjithë operacionin.
Tuchel ka dhënë urdhër për të negociuar për Sane, e gjithashtu për të përfshirë “9” e ekipit të tij në operacion.
Sido që të jetë, e ardhmja e Timo Werner duket larg “Stamford Bridge duke filluar nga vera e vitit 2022.