23:13 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea i kundërpërgjigjet ofertës së Barcelonës

Chelsea ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të shkëmbyer Willian për Malcom plus para kesh.

Besohet se gjigandët Spanjoll janë gati ta largojnë brazilianin Malcom edhe pse ata paguan 40 milionë për të për ta transferuar nga Bordeaux verën e kaluar.

Willian ka qenë prioritet në të kaluarën më shumë se në një rast, por nuk besohet se Chelsea janë të interesuar ta lënë Willian të largohet për Malcom plus një shumë parash që besohet të jetë 55 milionë euro.

Edhe pse Willian ka mbushur të tridhjetat dhe ka vetëm edhe 18 muaj kontratë të mbetur, Chelsea e vlerëson atë më lartë sesa propozimi i klubit Katalanas./IndeksOnline/