75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Chelsea i merr Barcelonës heroin e sekondave të fundit

Chelsea është një hap larg marrëveshjes me Marc Guiun, supertalentin e Barcelonës. Skuadra është është e gatshme të paguaj klauzolën e lojtarit e cila është vetëm 6 milionë euro.

Barcelona donte të rinovonte kontratën e futbollistit, e cila përfundon në qershor të vitit 2025. Por Chelsea është futur në mes duke ofruar dukshëm më shumë pagë për futbollistin.

Kjo ka qenë një nga arsyet pse sulmuesi ka vendosur të bëjë hapin dhe të largohet nga klubi i Barçës.

Guiu ka shënuar dy gola këtë sezon duke qenë shpëtimtar për skuadrën e Xavit në dy raste të minutave të fundit./Indeksonline/