16:42 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Chelsea i ndërpret stërvitjet, një person i afërt me skuadrën me simptoma të koronavirusit

Stërvitjet e Chelsea janë ndalur pasi që dikush afër skuadrës është ankuar që kishte simptoma të koronavirusit.

Identiteti i personi ende nuk është bërë i ditur mirëpo është raportuar që personi është futur në izolim.

Kurse klubi është duke shpresuar se do t’ju kthehen stërvitjeve gjatë ditës së nesërme, nëse do të marrin leje.

Po ashtu së fundmi edhe Leicester ka konfirmuar që tre futbollist kishin treguar shenja të këtij virusi./IndeksOnline/.