Chelsea i ofron Barcelonës marrëveshje shkëmbimi për Fermin Lopez
Chelsea i ka ofruar Barcelonës mundësinë për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin mbrojtësin e talentuar Jorrel Hato, në këmbim të mesfushorit spanjoll Fermin Lopez.
Sipas raportimeve të medias spanjolle El Nacional, klubi londinez po kërkon të forcojë mesfushën dhe e sheh Fermin Lopez si një profil ideal për projektin e tij afatgjatë, shkruan IndeksOnline.
Në këtë drejtim, Chelsea është i gatshëm të përfshijë në negociata Jorrel Hato, një nga mbrojtësit e rinj më premtues në Evropë.
Fermín López ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane falë paraqitjeve të tij me Barcelonën, ndërsa katalanasit po shqyrtojnë alternativa për të balancuar aspektin financiar dhe sportiv të skuadrës.
Nga ana tjetër, Hato shihet si një përforcim potencial për repartin defensiv të Barcelonës, duke sjellë energji dhe perspektivë për të ardhmen.
Aktualisht, nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga asnjëra palë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ofertë do të konkretizohet apo do të mbetet vetëm në fazën e bisedimeve fillestare./IndeksOnline/

