75 Mall Live Search
22:59 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Chelsea i rikthehet fitores, mposht në shtëpi West Hamin

Chelsea ka arritur t’i rikthehet fitores në Premier League.

Chelsea mposhti në shtëpi West Hamin, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 2-1, i cili ishte një rikthim i hidhur për Graham Potterin kundër ish-skuadrës së tij.

Ishte West Hami e cila hapi epërsinë në këtë ndeshje me Jarrad Bowen, që shënoi në minutën e 42-të, ndërsa golat për Chelsean u shënuan nga Pedro Neto në minutën e 64-të dhe autogol nga Wan-Bissaka në minutën e 74-të.

Me këtë fitore Chelsea, ngjitet në pozitën e 4-të në Premier League dhe ka gjithsej 43 pikë, ndërsa West Ham në pozitën e 15-të me 27 të tilla./IndeksOnline/