75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 02 Maj 2024 / Gj. Sh

Chelsea i rikthehet fitoreve, mposht Tottenhamin në derbin e Londrës

Chelsea i është rikthyer fitoreve, duke mposhtur Tottenhamin në ndeshjen e mbetur nga java e 26-të e Premierligës.

Rezultati përfundimtar në ”Stamford Bridge” ishte 2-0 për skuadrën e Pochettinos, shkruan IndeksOnline.

Trevoh Chalobah shëni golin e parë të ndeshjes në minutën e 24-të.

Në minutën e 72-të, Nicolas Jacson vulosi fitoren e bluve.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 51 pikëve dhe renditet në vendin e tetë, duke shpresuar për një vend që dergon në garat evropiane.

Në anën tjetër, Tottenham ka 60 pikë dhe renditet në vendin e pestë./IndeksOnline/