75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Chelsea i rinovon kontratën talentit Reece James

Një nga surprizat e këtij sezoni te Chelsea është Reece James. 20 vjeçari që vjen nga akademia ka impresionuar në 20 ndeshje të luajtura deri tani në Premier League dhe në Champions duke shënuar dhe dhuruar asiste.

Drejtuesit nuk janë vonuar të shpërblejnë punën e mire dhe të blindojnë talentin anglez me një kontratë të re 5-vjeçare me pagë të përmirësuar që do të rritet ndër vite në bazë të performances së tij.

James u shpreh tepër i lumtur për rinovimin dhe tha me bindje se ka qënë ëndërr e tij të luante në “Stamford Bridge” përpara tifozëve të bluve të Londrës.