75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Chelsea i rrëmben Liverpoolit vendin e dytë në Premierligë

Chelsea ka mposhtur Crystal Palacin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premierligës.

Skuadra e Sarrit kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Alvaro Moratas.

Crystal Palace barazoi rezultatin në minutën e 53-të të ndeshjes.

Chelsea kaloi në epërsi përsëri me Moratan në minutën e 65-të pas një asisti nga Hazard i cili sapo ishte inkuadruar në lojë.

Pedro shënoi golin e tretë në këtë ndeshje për t’i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme londinezve.

Me këtë fitore, Chelsea është në pozitën e dytë me 27 pikë aq sa ka edhe Liverpooli dhe ka dy pikë më pak se Manchester City që kryeson tabelën. /IndeksOnline/