18:47 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Chelsea ia rrëmben edhe një tjetër objektiv Liverpoolit

Chelsea duket se është bërë “dele e zezë” për Liverpoolin pasi që po ia merr objektivat skuadrës së Reds

Pasi që mori Moises Caicedo, që pritet të zyrtarizohet sonte si futbollist i Chelsea, një tjetër mesfushor me tipare të njëjta ka zgjedhur Chelsean para Liverpoolit.

Bëhet fjalë për Romeo Lavia të Southampton të cilin Liverpool është duke e kërkuar që disa kohë.

Kujtojmë se Liverpool pati oferta më të mëdha së Chelsea për Caicedon dhe Lavian, duke ofruar më shumë së 115 milionë funte për Caicedon – ofertë që u pranua nga Brighton – kurse gjatë ditës së sotme ofroi 60 milionë funte për Lavian – ofertë që është pranuar nga Southampton.

Por, në fund ishin futbollistët që vendosën.

Caicedo vendosi që ta pranoi ofertën e Chelsea – besohet se kishte pagë më të mirë dhe njëjtë veproi sonte edhe Lavia i cili po ashtu pranoi kushtet personale të Chelsea.