09:40 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Chelsea ia vendos çmimin Havertzit

Chelsea është e detyrueshme të shesë lojtarë për të fituar para që ta bëjë balancimin e shpenzimeve të shpejta dhe të shumta.

Sipas mediumit gjerman “Sky Germany”, “Blues” po mendojnë ta shesin yllin e tyre, Kai Havertz.

Ndërkohë, klubi anglez ia ka vënë edhe çmimin përfaqësuesit gjerman, të cilin e vlerëson rreth 65 milionë euro.

Thuhet se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur Bayern Munichu, por që edhe klubet tjera të mëdha evropiane janë të gatshme të hyjnë në garë për 23 vjeçarin.

Sidoqoftë, Havertz është i lumtur me stilin e lojës që po e aplikon trajneri Graham Potter dhe mund t’i rezistojë shitjes së tij.

Mbetet të shihet nëse lojtari gjerman do të largohet apo jo nga “Stamford Bridge” në verën që po vjen.