Chelsea interesohet për “dhëndrrin e Kosovës”, nisin kontaktet e para

Skuadra e Chelseat është duke punuar shumë gjatë afatit kalimtar të verës. Blutë e Londrës së fundmi janë interesuar për lojtarin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Gazetari i njohur, Rudy Galetti raporton sot se Chelsea tashmë ka nisur kontaktet e para me dhëndrrin e Kosovës, shkruan Indeksonline
22-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2027, por në rast të ndonjë oferte të majme, ka mundësi që gjermanët e lënë të shkojë në “Stamford Bridge”.
Adeyemi vlerën e tij në sajtin “Transfermarkt” e ka deri në 28 milionë euro, por Dortmundi pret një shumë prej 50 milionë euro për sulmuesin gjerman.
Kujtojmë që Adeyemi së fundmi ka qenë në pushime në Kosovë së bashku me të dashurën e tij, Loredana Zefi – këngëtarja e njohur./Indeksonline/
🚨📈 #Chelsea are increasing their pressure on Karim #Adeyemi.
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) July 7, 2024
🗣️ Constant contacts with the entourage of the #BVB winger, now at the top of #CFC's list as their main target.
🔜 Developments expected soon. 🐓⚽ #Transfers pic.twitter.com/7BD4V1CdyT