09:58 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea ka gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës


Duke parë problemet në sulm dhe mundësin e largimit të Hazard, ekipi i Chelsea po kërkon të transferoj një sulmues.

Marrëveshja me Higuain po shkon drejt mbylljes, kurse për zëvendësues të Hazard, ekipi londinez po e shehë si opsion lojtarin e Barcelonës, Philippe Coutinho, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Sunday Express’, Chelsea është e gatshme të ofroj 100 milionë funta për futbollistin brazilian.

Po ashtu duke parë gjendjen e Coutinhos tek klubi katalunas, ky transferim bëhet më i mundshëm.

Këtë sezon, Coutinho nuk po e ka të sigurt vendin e startuesit tek Barcelona. Me një largim të mundshëm të Hazard, do të lirohej vendi për brazilianin./Indeksonline/