18:31 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Chelsea ka mundur ta transferojë Mbappen për zero euro para gjashtë vitesh

Kylian Mbappe mund t’i bashkohej Chelseat gjashtë vite më parë, ka pohuar ish-skouti i klubit, Serge Daniel Boga.

Mbappe u bë futbollisti i ri më i përmendur nga sezoni, 2016/17 pas një sezoni impresiv te Monaco, ku ai shënoi 26 gola në 44 paraqitje.

Paraqitjet e reprezentuesit francez, të cilat u krahasuan me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, ranë në sytë e gjigantëve të Evropës.

Paris Saint-Germain fitoi garën për ta transferuar 19-vjeçarin, duke i siguruar shërbimet e tij në huazim fillimisht, e pastaj duke e bërë transferimin permanent pas pagesës prej 160 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Kylian Mbappe Chelsea

Por sipas Bogas, sulmuesi senzacional ka mundur të jetë lojtar i Chelseat, por nëna e tij e bllokoi lëvizjen pasi nuk preferoheshin provat.

”Chelsea ndër skuadrat e para që i ofroi atij prova. Ne e bëmë atë para Real Madridin”, tha Boga për Goal.

”Kisha një mik që punonte në Nike dhe kur ai ishte në Francë, ne u takuam dhe ai më tha nëse kisha dëgjuar për Mbappen. Ai luan në klubin amator, Bondy”.

”Ai më tha se duhej ta shikoja. Isha atje e shikova dhe mikut tim i thash se ky futbollist është senzacion”.

Kylian Mbappe Chelsea News

”I tregova Chelseat rreth tij. Vendosëm ta marrim atë në klub. Mbappe luajti ndaj Charlton dhe fitoi, 7-0”.

”Pas një jave te Chelsea, ne e morëm në zyre dhe i thamë, ‘Dëgjo, e vlerësojmë atë që ju keni bërë, por duhet t’ju ftojmë edhe për një tjetër provë dhe do të shohim pas kësaj”.

”E mbaj mend se çfarë nëna e Mbappes tha atë ditë. Ajo fliste frengjisht dhe unë isha duke përkthyer”.

”Ajo më tha, ‘dëgjo, djali im nuk do të rikthehet më këtu. Nëse e doni atë, merreni tani, ose pas pesë vitesh, do të duheni të paguani 50 milionë euro për të!”.

”Dhe unë i thash asaj se këto fjalë nuk mund t’ua them drejtuesve të Chelseat”.

”Ajo kishte të drejtë. Por, nuk bëhet fjalë për 50 milionë euro. Por, tani duhen 180 milionë euro për të. Kështu që ajo i dinte aftësitë e djalit të saj”./IndeksOnline/