Chelsea ka nisur të këndellet, Pochettino i dha shkollë De Zerbit mbrëmë

Skuadra e Chelseat shënoi fitore të madhe mbrëmë ndaj Brightonit me rezultatin 1:2 në ndeshjen e mbetur të Premier League.
Blutë e Londrës kanë filluar të këndellen në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, duke u ngritur kështu në pozitën e gjashtë në tabelë, shkruan Indeksonline
Madje, klubi i Pochettinos tani synon edhe pozitën e pestë që dërgon në UEFA Europa League, por është një skenar i vështirë – pasi Tottenham Hotspur duhet të humbasë në ndeshjen e fundit ndaj Sheffield Unitedit.
Mbrëmë trajneri argjentinas i dha shkollë homologut të tij, De Zerbi – duke e dominuar gjatë gjithë ndeshjes./Indeksonline/